BallinaAktualitetEMRI/Një i VDEKUR nga aksidenti i tmerrshëm në Fushë-Krujë! Dy të plagosurit...

EMRI/Një i VDEKUR nga aksidenti i tmerrshëm në Fushë-Krujë! Dy të plagosurit ndodhen në spital

Qemal Shabani ka ndërruar jetë dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot, në Tapizë.

Konkretisht dy makina, të cilat janë shkatërruar plotësisht siç shihet në foto, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjeve, 60-vjeçari që drejtonte një prej mjeteve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa dy personat që udhëtonin në makinën tjetër kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, por paraprakisht raportohet se makinat që janë përplasur po udhëtonin me një shpejtësi jashtë normave të lejuara

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Një i VDEKUR nga aksidenti i tmerrshëm në Fushë-Krujë!

Një i VDEKUR nga aksidenti i tmerrshëm në Fushë-Krujë!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular