BallinaSportVIDEO / Manaj shënon sërish para syve të Koeman

VIDEO / Manaj shënon sërish para syve të Koeman

Trajneri Ronald Koeman e testoi për 90 minuta Rey Manajn luajti në miqësoren e Barcelonës ndaj Gironas dhe sulmuesi shqiptar shënoi sërish për katalanasit, në ndeshjen e fituar me rezultatin 3-1.

Sulmuesi i Kuqezi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-t. Ai ndoqi deri në fund një kundërsulm të Barcelonës nga krahu i majtë dhe më pas shtyu në rrjet një top të futur tokazi në zonë.

Ky është goli katërt i Manajt në dy ndeshje miqësore për Barcelonën. Në ndeshjen kundër Gimnastic, Manaj shënoi tripletë, duke marrë elozhet e specialistëve dhe ekspertëve të futbollit spanjoll.

Manaj është në listën e lojtarëve që Barcelona kërkon të shesë, ndërsa interesim për të ka shfaqur nga Seria A skuadra e Sasuolos.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular