BallinaKulture“Ju yjet e Shqipërisë e keni bezdi me...”/ Elvana Gjata u mbyll...

“Ju yjet e Shqipërisë e keni bezdi me…”/ Elvana Gjata u mbyll gojën fansave që e kritikojnë se këndon në dialekt të Kosovës

Artistët shqiptarë  shpesh janë kritikuar pse këndojnë me dialekt të Kosovës në këngët e tyre. Shumë tekste muzikor tingëllojnë akoma dhe më bukur të kënduara në dialektin geg, por një pjesë e publikut ende nuk arrin ta pranojë këtë fakt. Një koment të tillë ka marrë së fundmi nga një ndjekës i saj edhe Elvana Gjata.

Duket se është kthyer në trend që artistët shqiptarë të këndojnë me dialekt të Kosovës në projektet e tyre muzikore. E teksa këngëtarëve u duket se tekstet muzikore tingëllojnë akoma dhe më bukur të kënduara në dialektin geg, fansat herë pas here i kritikojnë ata.

“Ju yjet e Shqipërisë e keni bezdi me...”/ Elvana Gjata u

Madje edhe këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata, është kritikuar nga fansat e saj pikërisht për këtë fakt.

Artistja ka publikuar në porfilin e “Instagram”-it disa fotografi të saj të shkëputura nga projekti i fundit muzikor “Papa”.

“Se kur më sheh me crown. Like 1,2,3 ke ron ti”, shkruan Elvana përkrah imazheve, të cilat janë pëlqyer shumë dhe ka marrë me mijëra komente pozitive. Por nuk kanë munguar as komentet negative.

“Ju yjet e Shqipërisë e keni bezdi me...”/ Elvana Gjata u

Një ndjekës e kritikon Gjatën se përse këndon me dialekt të Kosovës. Zakonisht këngëtarja e njohur nuk merret me përgjigjet e fansave, i lë të lirë të komentojnë. Por kësaj radhe ka ndodhur ndryshe, pasi ka vendosur që t’u mbyllë gojën të gjithë atyre që kanë diçka për të thënë në lidhje me këtë temë.

“Ju yjet e Shqipërisë e keni bezdi me...”/ Elvana Gjata u

“A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, i ka komentuar personi në fjalë.

“Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen  a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”, i është përgjigjur Elvana.

“Ju yjet e Shqipërisë e keni bezdi me...”/ Elvana Gjata u

“Ju yjet e Shqipërisë e keni bezdi me...”/ Elvana Gjata u

“Ju yjet e Shqipërisë e keni bezdi me...”/ Elvana Gjata u

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular