Mediat rumune kanë publikuar foton e modeles Angela Martini, që thuhet se ka qenë edhe shkak i arrestimit të burrit të saj Dragos Savulescun në Mykonos të Greqisë.
Në foto duket modelja shqiptare, ndërsa në cep bashkëshorti i saj.
Bashkëshorti rumun i Angela Martinit, Dragos Savulescun u arrestua ditën e djeshme në Greqi nga autoritetet të cilat kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Rumanisë
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për një dëm miliona eurove shkaktuar shtetit rumun, por mundi të qëndrojë i lirë në Itali, sepse një gjykatë në Napoli refuzoi ekstradimin.
Por, pushimet i kanë kushtuar kësaj radhe.
Tashmë Angela Martini ka fshirë të gjitha “story-t” dhe lokacionet nga fotografitë e saj.
Drago? Savulescu, në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.
Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit.