BallinaKryesoreÇfarë ka prodhuar raporti servil i Ramës me “ndërkombëtarët”?

Çfarë ka prodhuar raporti servil i Ramës me “ndërkombëtarët”?

Nga Red Varaku

Ndryshe nga Berisha , i cili e ka qeverisur vendin nga pozita sovraniste, gjë që shpesh e fuste në konflikt me ndërkombëtarët, Rama solli një model të ri qeverisës.
I kompleksuar nga paaftësia e tij në qeverisjen qëndrore, për faktin që nuk arriti kurrë ta kalojë nivelin e një qeverisësi lokal, ai e nuhati që përpara se të fitonte zgjedhjet në 2013, që formula e vetme për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë nuk është vota popullore, por është vetëm mbështetja ndërkombëtare.
Gjithashtu, ai e kishte të qartë që mënyra e vetme për të pasur mbështetjen e “ndërkombëtarëve” dhe posaçërisht amerikanëve, ishte pikërisht nënshtrimi i plotë dhe servilizmi ndaj tyre.
Aq u investua në këtë sa shkoi deri në pikën që mund të vendoste çdo firmë në dokumente të bardha që i servirnin ata, madje edhe listën e kandidatëve për deputetë e çonte fillimisht për miratim nëpër ambasada.
Kështu nga partneritet marrëdhënia me ta kaloi në servilitet dhe përmes këtij serviliteti ai arriti të ketë me ta një lidhje që askush tjetër më parë nuk e kishte pasur dot.
Kjo e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë për të kënaqur epshet diplomatëve të korruptuar , me qëllim mbajtjen e Ramës në pushtet, është ngjarja më e rëndë politike e këtyre 30 viteve.
Dorëzimi deri në këtë pikë ka asgjësuar plotësisht demokracinë , ka izoluar Shqipërinë përmes bllokimit të integrimit dhe ka prodhuar defaktorizimin e plotë të saj si dhe e ka kthyer atë në një vend pa kërbisht politik në arenën ndërkombëtare.
Kjo e ka kthyer atë nga një vend sovran që negocion politikisht për të ardhmen e tij, siç është fjala vjen integrimi apo anëtarësimi në aleanca euroatlantike, në një vend me tiparet e një korporate gjigande interesash .
Një vend ku demokracia është drejt paralizimit total, ndërsa parlamenti si tempull i demokracisë ka dalë tërësisht jashtë funksionit dhe për pasojë dhe zgjedhjet e kanë humbur atë peshën e atij mekanizmit politik që korrigjon gabimet që mund të bëhen gjatë qeverisjes.
Ndërkohë, vetë qeverisja nuk ka më as orientim dhe as vizion politik, sepse orientimin dhe vizionin nuk e vendos më populli shqiptar përmes votës , por e vendos ky raport servil i Ramës me “ndërkombëtarët”.
Tashmë qeverisja është kthyer thjesht në menaxhim të rëndomtë burimesh njerëzore dhe të ardhurash, ndërsa ministritë janë kthyer në drejtori të përgjithshme, ku ministrat janë thjesht drejtorë komunalë të emëruar që nuk kanë asnjë vlerë politike, përveç faktit që janë edhe ata besnikë dhe servilë të gjoja kryeministrit shqiptar .
Pra, falë Edi Ramës Shqipëria nuk funksionon më si një shtet, por është kthyer në një çiflig personal në funksion të interesit të tij për para dhe pushtet.
Sot, ajo ka tiparet e një qeverisje lokale siç ka qenë dikur Tirana nën drejtimin e tij, ndaj është në kaos total, e paorientuar politikisht, por kjo me sa duket edhe për pak, sepse me Ballkanin e Hapur, orientimi i saj politik do të vendoset në Beograd.
2
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular