BallinaKryesoreNjë grua në krye të Kuvendit? Nga strukturat e re e qeverisë,...

Një grua në krye të Kuvendit? Nga strukturat e re e qeverisë, te emrat që s’lëvizin. Misteri merr fund nesër

Nga Ballkanweb

Mëngjesin e së enjtes Edi Rama do ngjisë shkallët e Pallatit të Kongreseve ku do zhvillohet Asambleja Kombëtare e PS dhe në xhep do ketë listën e emrave të kabinetit të ri qevritar. “Rama3” do ndryshojë si në strukturë, ashtu edhe në emra nga përbërja aktuale.

Aktualisht ekzekutivi shqiptar përbëhet nga 15 ministri, pa përfshirë postin e kryeministrit dhe zv/kryeministrit. Struktura e re e qeverisë pritet të ndryshojë, duke u rritur në numër përmes krijimit të portofoleve të reja.

Korridoreve të mazhornacës socialiste, e rikonfirmuar në zgjedhjet e 25 Prillit, përfliten emrat e atyre që do të marrin drejtimin jo vetëm të ministrive, por edhe personit që do të marre postin e numrit një të Kuvendit të Shqipërisë. Për kryeparlamentar emri më i lakuar është i Lindita Nikollës, ish-ministre e Arsimit. Por po ashtu në listë është edhe ministrja aktuale e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

E vetmja që është konfimuar nga vetë Rama si ministre është Elis Spiripali, që do të vijojë detyrën e ministres së Marëdhenieve me Parlamentin. Në varësi të punës në krye të ministrive pritet që në Asamblenë Kombëtare të PS, Rama të rikonfirmojë ministre të tjera sic është rasti i Ogerta Manastirliut në Ministrinë e Shëndetësisë, apo Belinda Balluku tek Infrastruktura.

Por ministrisë që drejtohet aktualisht nga Balluku mund t’i shkëputet pjesa e Energjitikës, që flitet se do të bashkohet me Mjedisin, ministri që mendohet se do t’i besohet Benet Becit, të zgjedhur deputet në Shkodër. Emërimi i Becit si ministër mund t’i hapë rrugë hyrjes në Parlament të Ilir Beqajt, i cili mund të marrë mandatin e deputetit pasi shihet mundësia që Beci ta dorëzojë atë për t’iu dedikuar me kohë të plotë detyrës së ministrit.

Olta Xhaçka është në pikëpyetje nëse do vijojë ose jo drejtimin e diplomacisë shqiptare apo do t’i besohet një dikaster i ri. Po ashtu ende i pasigurt është edhe Niko Peleshi në ministrinë e Mbrojtjes, i cili pati angazhim të madh gjatë verës në betejën për shuarjen e zjarreve.

Një portofol i ri që pritet të krijohet është ai Mbrojtjes Sociale Rinisë dhe Sportit, që mendohet se do t’i besohet Bora Muzhaqit, e reja që në mitingun e fitores së PS i recitoi Ramës në shqip vargjet e “We are the Chamipons” – “Ne jemi Kampionet” e grupit britanik Queen.

Përfshirja nga Rama në ekipin e tij qeveritar të politikanëve nga Kosova, gjë që ka ndodhur më parë me Besa Shahinin te Arsimi apo Gent Cakajn tek Ministria e Jashtme pritet të vijojë. Vlora Çitaku mund të jetë ministrja e re e Diasporës.

Arben Ahmetaj është emri që lakohet si ministër i Ekonomisë dhe Rindërtimit. Ndërkohë që ende shumë ministri të tjera pritet të mësohen në mbledhjen e së enjtes e nga kush do të drejtohen. Emri se kush do të drejtojë ministrinë e Brendshme një ndër dikasteret më të rëndësishme dhe delikate mbetet ende enigmë. E po ashtu edhe ministrat e tjerë, të Drejtësisë, Mbrojtjes, Bujqësisë, Arsimit, Kulturës, Turizmit.

Pasi lista të bëhet publike dhe Kuvendi të nisë zyrarisht, kryeministri do të presë të thirret nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për ta mandatuar për krijimin e qeverisë. Më pas zyrarisht Edi Rama do depozitojë në Presidencë emrat e ministrave, të cilët do të duhet të dekretohen nga kreu i Shtetit. Pavarësisht konflikteve të forta politike nuk priten surpriza nga Presidenti Meta për bllokim të emrave të qeverisë së re, duke iu referuar edhe deklaratës së tij publike pas rezultatit të zgjedhjeve ku theksoi se do të bashkëpunojë me partinë fituese për të mirën e vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular