BallinaKryesoreDATA/Merkel në Shqipëri! Bën bashkë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, “përjashtohet”...

DATA/Merkel në Shqipëri! Bën bashkë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, “përjashtohet” Vuçiç

Udhëtimi i fundit si kancelare do të jetë Tirana. Kryeqyteti ynë është përzgjedhur nga kancelarja Angela Merkel, për të bërë vizitën e fundit zyrtare më 14 shtator. Albanian Post raporton se Merkel ka zgjedhur Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Në Tiranë do të jenë edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, në nivel kryeministrash.

Kancelarja Merkel është investuar të çojë më tej iniciativën e saj më të madhe politike që është “Procesi i Berlinit” pra sic duhet jo Ballkanin e Hapur qe kerkojne Rama Vucic dhe Zaev. “Berlini zyrtar konsideron se Tirana dhe Rama për këto vite kanë relaksuar marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit”, ka thënë burimi për AP.

Por kë parashikohet të takojë Merkel në Shqipëri?

Kujtojmë se kancelarja që po arrin gati 2 dekada në pushtet do të takohet në Tiranë me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, por jo me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, për shkak të formatit të takimeve, ku do të takohen vetëm kryeministrat. Pas takimeve, pritet edhe një konferencë për mediat. Takimi i fundit i Merkel do të jetë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular