BallinaAktualitetTenderat/Morën rryshfet 132 mijë euro! SPAK dërgon për gjykim 3 ish-zyrtarët e...

Tenderat/Morën rryshfet 132 mijë euro! SPAK dërgon për gjykim 3 ish-zyrtarët e OSHEE-së

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kaluar për gjykim dosjen ndaj zyrtareve te Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, të cilët akuzohen se kanë favorizuar një kompani italiane në një tender konsulence të zhvilluar në vitin 2016 me vlerë 138. 5 milionë lekë gati 1.1 milion euro.

Të pandehur për këtë çështje janë marrë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti. Ata akuzohen gjithashtu për favorizim të padrejtë të shoqërisë italiane, në shkelje të ligjit të prokurimit publik.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike e kontraktoi kompaninë italiane, “Com Metodi” S.p.a për konsulencë në procesin e reformimit dhe ndarjes së aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga ai i furnizimit, i përcaktuar në ligjin e vitit 2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”.

Ndërsa për Albana Ferraj, e cila ka mbajtur detyrën shefe e kabinetit të administratorit të OSHEE, Ardian Çela çështja është veçuar, për shkak se kjo e fundit vijon të jetë ende në kërkim. Këta persona rreth një vit më parë u akuzuan nga SPAK se kanë përfituar 131 mijë e 880 euro, me qëllim favorizimin e kompanisë italiane “Com Metodi” S.p.a në procedurën e prokurimit.

Përse akuzohen

Në vitin 2016, OSHEE ka realizuar një tender për “shërbim konsulence” me fond limit prej 138 milionë lekë të reja. Ka dyshime se Bushati, Papa, dhe Dërguti si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë favorizuar në mënyrë të padrejtë një kompani italiane, “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali.

Sipas SPAK, në këtë skemë ka hyrë edhe Albana Ferraj, e cila ka qenë drejtoreshë e Divizionit Tregat dhe Drejtorit të Kabinetit në OSHEE dhe ka marrë një shumë prej 131 mijë euro në formë rryshfeti për të favorizuar kompaninë italiane në tenderin e zhvilluar në vitin 2016.

Ferraj krijoi një marrëdhënie fiktive me italianët, duke përdorur edhe një kompani shqiptare, për të mbuluar paratë që mori si rryshfet. Erlis Bushati është lënë me arrest me burg, po ashtu dhe dy punonjëset e tjera Irma Dërgutin dhe Athinta Papën janë në këtë masë që prej fillimit të urdhërit të SPAK. Albana Ferraj është ende e shpallur në kërkim, pasi policia dhe prokuroria nuk kanë arritur ta gjejnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular