Gazeta Mapo ka në fokus në numrin e sotem deklaratën e Sekretarit të Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme gjermane për Ballkanin e Hapur.
Vetëm dy ditë para mbërritjes së kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, Berlini zyrtar e bën të qartë se nuk mbështet nismën e njohur si “Open Balkan”.
Duke kërkuar që bashkëpunimi rajonal të përqëndrohet në procesin e njohur si Procesi i Berlinit, të nisur vite më parë, ata e shohin këtë si një përparësi edhe për faktin se në të janë të përfshira të 6 vendet e rajonit që aspirojnë integrimin në BE.
Sekretari i Shtetit pranë Ministrisë së Jashtme gjermane, Miguel Berger, në një intervistë dhënë për Dë flet për çështjet më imediate që duhen zgjidhur në Ballkanin Perëndimor.