Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka zhvilluar sot një vizitë 60 minutëshe në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe AntiKrimit të Organizuar.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ambasadorja Kim është takuar me drejtuesit e SPAK, ku ka diskutuar për disa çështje me rëndësi.
Mësohet se diplomatja amerikane është takuar me drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.