Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe deputetët e tjerë të PD, kanë bojkotuar seancën plenare të Kuvendit.
Pak minuta pas nisjes së seancës, Basha dhe deputetët demokratë, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kanë lënë sallën e Kuvendit.
Ndërkohë, në Kuvend ka qëndruar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dhe deputetët e tjerë të kësaj force politike.