BallinaKryesore“Ndal gjobave politike”, PD denoncon fushatën e qeverisë Flamur Hoxha: Goditje selektive...

“Ndal gjobave politike”, PD denoncon fushatën e qeverisë Flamur Hoxha: Goditje selektive ndaj mbështetësve të PD

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, FLAMUR HOXHA, SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT

Korrupsioni, klientelizmi, gjobat kanë përkeqësuar gjendjen e biznesit, por shumë prej tyre ndodhen në këtë periudhë në sulm të vazhdueshëm nga qeveria si kundërshtarë politikë.

Denoncimet e ardhura në Partinë Demokratike dëshmojnë për një fushatë selektive të qeverisë kundër bizneseve që u deklaruan në fushatën zgjedhore pro ndryshimit dhe dolën në krah të Partisë Demokratike.

Sot, shumë prej këtyre bizneseve po trajtohen si armiq. Përmes gjobvënies në zyrat e bashkive dhe të tatimeve, po tentohet hakmarrja me presion, nënshtrim, ose falimentim e shumë bizneseve në Tiranë dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të ndalojë këtë praktike primitive. Bizneset duhen lënë të qetë të punojnë mes kaq shumë vështirësive që u ka krijuar keqqeverisja e Edi Ramës.

U bëjmë thirrje bizneseve ta refuzojnë presionin nga kushdo qoftë ai! Partia Demokratike do të jetë në krah të çdo sipërmarrësi që punon për të rritur ekonominë. Gjobat politike janë të papranueshme! Ato rrënojnë biznesin dhe ekonominë e vendit.

Goditjet selektive, trajtimi i bizneseve si armiq dhe kundërshtarë politikë nuk e zgjidh hallin e Edi Ramës. Ai është kryeministri i një pakice të dalë nga një masakër zgjedhore, me një ekonomi në krizë, me fare pak investime të huaja dhe me besimin më të ulët historik nga bizneset.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular