BallinaKronikeNjë djalë tenton të përdhunojë 19-vjeçaren, zbardhet denoncimi në Polici i të...

Një djalë tenton të përdhunojë 19-vjeçaren, zbardhet denoncimi në Polici i të resë

Një vajzë e re 19-vjeçare ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Kolonjë ndaj një djali, duke treguar se ai është përpjekur ta përdhunojë.

Policia e Korçës thotë se e ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet N. H., i cili është banues në Ersekë.

Sipas bluve, tentativa e abuzimit seksual ka ndodhur në fshatin Starje të Kolonjës. E reja ka mundur të shpëtojë nga duart e djalit që tashmë ndodhet pas hekurave.

Nuk dihet lidhja që kanë dy të rinjtë me njëri-tjetrin, ndërsa policia tashmë po e heton N.H për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H., banues në Ersekë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi në fshatin Starje, Kolonjë, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular