BallinaKryesoreRegjistrimet në Universitete/ Mbyllet raundi i parë, si të ndërroni profilin ku...

Regjistrimet në Universitete/ Mbyllet raundi i parë, si të ndërroni profilin ku jeni regjistruar

Në përfundim të saj, çdo vit ka të pakënaqur. Ata s’janë veçse të rinjtë që nxituan të regjistrohen në krye të herës, nga frika se me pikët që kanë nuk kapnin dot një degë tjetër.

Tani që gjërat shkuan në vend, shumëkush u regjistrua dhe të tjerë që guxuan pritën deri në fund. Maturantët kandidatë për në universitete kanë një pasqyrë më të qartë se ku mund të shkojnë me meritë. Të nxituarit kanë një shans për të kthyer mendje. Janë dy ditë në dispozicion të tyre, datat 16 dhe 17 shtator, ku ata duhet të zhbëjnë atë që kryen në sekretaritë e fakulteteve ku u shpallën fitues.

Gjithë çfarë duhet është paraqitja për tërheqjen e dokumenteve. Sekretaritë mësimore, pas çregjistrimit të aplikantëve, i përcjellin portalit “u-albania” në format elektronik të nesërmen listat e aplikantëve të çregjistruar. Ky kontingjent kuotash u bashkohet atyre që mbeten bosh pas raundit të parë.

RAUNDI I DYTË

Përveç pagesës së tarifës së aplikimit (për ata që e bënë një herë në korrik), gara në raundin e dytë vijon njësoj.

Të rinjtë që nuk fituan dot një vend në universitet, bashkë me mijëra të tjerë që shlyen detyrimet me Maturën Shtetërore në vjeshtë apo ata që së fundmi plotësuan formularin A1/A1Z, konkurrojnë në raundin e radhës.

Por duhet pasur në konsideratë diçka. Ata që këmbëngulin për një degë të caktuar, përpara se të bëjnë çregjistrimin në degën që kanë fituar, duhet të sigurohen që ka kuota në dispozicion për ta. Një tjetër informacion me rëndësi për maturantët, qofshin këta të rinj apo të vjetër, është fakti se raundi i dytë ka jo vetëm më pak vende, por edhe më pak faza se i pari.

Nuk janë shtatë, por pesë faza, të cilat në raundin pasues reduktohen në tri të tilla. Secili duhet të bëjë mirë llogaritë që të fitojë degën që do, por edhe të mos mbetet jashtë universitetit (nëse është kjo dëshirë e tij).

Aplikimi me formularin e përzgjedhjes së degëve për sfidën e radhës nis në 19-21 tetor, në rrugë elektronike. Në më pak se një javë kandidatët do të marrin vesh emrat e fituesve, ndërsa në 30 tetor deri në datën 9 bëhen regjistrimet.

Me nisjen e vitit të ri akademik nuk përfundon përmbushja e kuotave të pranimeve që ofrojnë fakultetet.

Raundi i tretë dhe finali përfundon në datën 31 tetor me një fazë post-regjistrimesh që presupozojnë të përmbushin kuotat që mbeten ende të paezauruara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular