PROFIL/Kush është Rita, bashkëshortja ‘misterioze’ e kryeministrit Albin Kurti

0

Albin Kurti është zyrtarisht kryeministri i ri i Kosovës. Pas marrëveshjes me Isa Mustafën, Kurti arriti që më në fund të formojë qeverinë e re.

Kurti është i martuar me norvegjezen Rita Knudsen Augestad me të cilën kanë një vajzë 5 vjeçare, Lea

Albin Kurti dhe Rita e kishin kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, në mars të 2014. Ata u betuan përpara njëri tjetrit në komunën e Prishtinës, nga Shpend Ahmeti.

Kurti nuk flet shumë për gruan e tij në media, por gjatë një emisioni në njërën nga mediat, ai kishte treguar se me Ritën është njohur në kryeqytetin e Kosovës.

“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, është rrëfyer ai duke dhënë edhe pak elemente e si e rrisin vajzën e tyre Lea.

“Vajzës i flas shqip. Por ajo e di edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi që me gruan komunikojë në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që hutohet vajza ime. Tani ajo e di gjuhën shqipe më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze”.

Por kush është Rita dhe me çfarë merret ajo ?

Duke qenë një figurë që i ka qëndruar larg mediave, jo shumë dihet për të. Por KultPlus ju njofton që Rita Augestad Knudsen është një Studiuese e Lartë në NUPI dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje, ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmit dhe anti-radikalizimit. Ajo është drejtoreshë menaxhuese e ??Consortium for Research on Terrorism and International Crime??, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslo).

Kompetenca kryesore e Rita Augestad Knudsen është mbi terrorizmin, ekstremizmin dhe vlerësimin e rrezikut të lidhur me radikalizmin, konceptin e ?radikalizmit?, kundër-terrorizmin në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe historinë e vetëvendosjes në politikën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, përveç Ballkanit e sidomos të Kosovës. Publikimet e saj përfshijnë analizat e bashkëpunimit ndërkombëtar të sigurisë për sanksionet dhe ndërtimin ndërkombëtar të shtetit, ndërsa doktorata e saj në histori ndërkombëtare / histori intelektuale nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencës Politike në Londër ishte mbi “vetëvendosjen” dhe lirinë në ligjërimin ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.