BallinaAktualitetSot Tirana pa makina/ Bashkia njofton vetëm 1 ditë para: Rrugët që...

Sot Tirana pa makina/ Bashkia njofton vetëm 1 ditë para: Rrugët që bllokohen

Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë” Bashkia e Tiranës ka vendosur të rikthejë më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”.

Në një sërë aksesh rrugore të kryeqytetit do të ndalohet lëvizja, por bashkia e Tiranës ka njoftuar për këtë vetëm 1 ditë përpara pa u dhënë shumë mundësi qytetarëve të përgatiten.

Ndalimi i makinave në disa akse rrugore kryesisht në qendër do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 14:00.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

•Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.

•Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

•Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”

•Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular