BallinaKronikeAksident në Tropojë, i plagosuri dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Aksident në Tropojë, i plagosuri dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bajram Curri të Tropojës. Një automjet tip “Opel” ka aksidentuar një këmbësor me iniciale S.T. Për shkak të dëmtimeve ai po dërgohet me helikopter drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

“Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin E. T., ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T. I dëmtuar po dërgohet me helikopter në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular