BallinaAktualitetAmerikanët s’i ndahen Llallës, reagon ambasadorja pas vendimit të Apelit: Më vjen...

Amerikanët s’i ndahen Llallës, reagon ambasadorja pas vendimit të Apelit: Më vjen mirë që shikoj se drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri kim ka reaguar pas vendimit për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

“Më vjen mirë që shikoj se drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm – të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ambasadorja Kim.

Kujtojmë që Llalla ka pasur një përplasje me ambasadën e SHBA. Sipas tij, ish-ambasadori Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Berishës dhe Metës, si dhe ndërhyrjen në një çështje të kompanisë “Bankers Petrolium”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular