BallinaAktualitet"250 nxënës mungojnë në bankat e shkollës", Helidon Bushati: Një tjerër rekord...

“250 nxënës mungojnë në bankat e shkollës”, Helidon Bushati: Një tjerër rekord negativ për Shkodrën, një tjetër plagë e brengë sociale

Deputeti i PD Helidon Bushati ka reaguar ndaj një tjetër rekordi negativ social për qytetin e Shkodrës, ku këtë vit të ri shkollor do mungojnë 250 nxënës.

‘Kryeministri i Shpopullimit nuk ka veshë të dëgjojë. Emigrimi i familjeve shkodrane, varfëria dhe shpopullimi është e vetmja ofertë e tij. Prindër me fëmijë që detyrohen ta braktisin Shkodrën sepse Edi Rama e ka kthyer jetesën në pamundësi’, shkruan Bushati në Facebook.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Një tjerër rekord negativ për Shkodrën, një tjetër plagë e brengë sociale.

Në bankat e shkollave fillore të Shkodrës sot mungojnë 250 nxënës. Kryeministri i Shpopullimit nuk ka veshë të dëgjojë. Emigrimi i familjeve shkodrane, varfëria dhe shpopullimi është e vetmja ofertë e tij. Prindër me fëmijë që detyrohen ta braktisin Shkodrën sepse Edi Rama e ka kthyer jetesën në pamundësi.

Dhe këtë politikë të lakut në fyt po e mban barrë mbi shpinë e ardhmja e fëmijëve tanë. Largimi i kësaj të keqe orë dhe më parë, nuk është zgjedhje, as bindje. Jo! Është mision.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular