BallinaAktualitetGuerril, trafikant droge, biznesmen e politikan...i kërkuar nga Interpol / 60-vjeçari “fshihet”...

Guerril, trafikant droge, biznesmen e politikan…i kërkuar nga Interpol / 60-vjeçari “fshihet” në mes të fushës e thyen një rekord

Debutimi për herë të parë në futbollin profesionist në moshën 60-vjeçare i nënpresidentit të Surinamit bëri bujë në mediat sportive, por buja më e madhe nuk lidhet me botën e sportit se sa me “sportin e jetës” së tij

Ronnie Brunswijk është person i kërkuar nga Interpoli për trafik droge, por urdhër-arresti ndërkombëtar s’e pengoi që të hynte në fushën në ndeshjen e vlefshme për CONCACAF ndaj Olimpias së Hondurasit. Ai u aktivizua për Inter Moengotapoe, skuadër ku është edhe pronar. Në fushë gjeti edhe njërin nga djemtë, prej 50 të tillëve që ka në total.

60-vjeçari luajti për 53 minuta, por nuk ja doli dot mbanë që të shmangte humbjen 6-0 në përfundim të takimit. Në ndeshjen e kthimit, ai nuk do të udhëtojë për shkak të frikës se mund të arrestohet

Çudia nuk përfundon këtu. Në fund të ndeshjes ai ka shkuar në dhomat e zhveshjes së lojtarëve të Olimpias dhe u ka shpërndarë atyre para të thata në dorë dhe gjithçka e ka bërë duke u filmuar nga një kamera.

Të gjitha këtyre “rekordeve”, 60-vjeçari guerril i shndërruar në trafikant, më pas në biznesmen e politikan i shton CV-së së tij edhe rekordin e futbollistit më të moshuar që ka luajtur në një ndeshje zyrtare.

 

Guerril, trafikant droge, biznesmen e politikan...i kërkuar nga Interpol /

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular