BallinaAktualitetDel FOTO e Adriatik Llallës nga 'arratia', ja shteti ku u fotografua...

Del FOTO e Adriatik Llallës nga ‘arratia’, ja shteti ku u fotografua për herë të fundit

Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot me vendim të formës së prerë, me 2 vite burg ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Praktikisht, tani ish-kryeprokurori do duhej të ishte brenda qelisë së një prej burgjeve, por ai nuk është arrestuar ende.

Paradoksalisht, edhe pse pritej dënimi i tij, Llalla mendohet se ndodhet në një shtet të BE. Avokati i tij, Sokal Hazizaj tha një javë më parë se ish-kryeprokurori vuan nga një sëmundje e rëndë.

Por ku ndodhet Adriatik Llalla?

Fax News ka publikuar një foto të shkrepur ditën e premte, ku shihet Adriatik Llalla me valixhe në dorë duke pritur trenin.

Dyshohet se kjo foto është bërë në Romë, nga ku më pas Llalla është nisur drejt një destinacioni që ende nuk dihet.

Ndërsa SPAK urdhëroi arrestimin e tij, tashmë pritet që ish-prokurori i “arratisur” të shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Kujtojmë se Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive të ish-kryeprokurorit, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës. Gjykata urdhëroi të mbyllet në qeli/ Del FOTO e Adriatik

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular