BallinaAktualitetDita e parë e shkollës, Basha publikon videon: Edhe ky vit do...

Dita e parë e shkollës, Basha publikon videon: Edhe ky vit do të jetë sfidues prej pandemisë, kujdesi nuk duhet të mungojë (Urimi)

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh urimi për  të gjithë nxënësit e mësuesit shqiptarë

Në ditën e parë të shkollës, Basha bën apel që të mos mungojë kujdesi për të mbrojtues shëndetin pasi edhe ky viti i ri shkollor do të jetë sfidues.

Për më tepër lideri demokrat ka publikuar dhe një video nga momentet e ditës së sotme në shkolla.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre! Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë! Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular