BallinaKryesoreÇështja e shantazhit seksual, Prokuroria në Francë kërkon burg për Benzema

Çështja e shantazhit seksual, Prokuroria në Francë kërkon burg për Benzema

Prokurorët në Francë kanë kërkuar që sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzrma të dënohet me 10 muaj burg me kusht dhe një gjobë me vlerë 75.000 euro për përfshirjen e tij të bujshme të shantazhit seksual ndaj ish-shokut tek përfaqësuesja franceze, Mathieu Valbuena.

Benzema nuk u shfaq për ditën e dytë të gjykimit në Versajë, Francë, me përfaqësuesit e tij ligjorë që i thanë gjykatës se ishte ‘e pamundur’ që ai të merrte pjesë për shkak të detyrimeve të tij profesionale, vendim që u etiketua ‘kalorës’.

Sulmuesi 33-vjeçar, i cili që atëherë është rikthyer në kombëtaren franceze, luajti për Real Madridin në Ukrainë të martën mbrëma dhe ai është grumbulluar me skuadrën e tij përpara ndeshjes El Clasico kundër Barcelonës këtë të diel.

Në qendër të çështjes është pretendimi se Benzema i dha Valbuenës këshilla për të paguar një grup të supozuar shantazhuesish për të mbajtur filmin e tij seksual larg publikut. Benzema dhe avokatët e tij mohojnë akuzat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular