BallinaKronike“Nuk duroj dot gruan, me fusni në burg”/ Shqiptari habit policinë italiane

“Nuk duroj dot gruan, me fusni në burg”/ Shqiptari habit policinë italiane

spot_img
spot_img

“E pamundur të qëndroj më me gruan time. Më mirë në burg.” Me këto fjalë, mbrëmjen e së shtunës, një shqiptar i dënuar nga gjykata në arrest shtëpie u paraqit para karabinierëve në Guidonia Montecelio. Policja në hyrje mendoi se bëhej fjalë për një shaka, por burri këmbëngulte që ta fusnin në qeli.

“La Repubblica” shkruan se shqiptari është një 30-vjeçar, por nuk jep identitetin e tij. Ai u ka thënë forcave të policisë se nuk ishte më në gjendje të përballonte bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij dhe për këtë arsye, i acaruar nga situata, ai preferoi të arratisej, duke u paraqitur vullnetarisht para karabinierëve për ta kthyer pas hekurave.

Karabinierët ia plotësuan “dëshirën” duke e arrestuar me akzuën e largimit nga vendi i qëndrimit pa njoftuar organet e drejtësisë dhe e dërguan në burgun Regina Coeli.


spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular