BallinaAktualitetGazetari zbulon fshatin që strehon kriminelët: Bëhen vrasje në Tiranë dhe autorët...

Gazetari zbulon fshatin që strehon kriminelët: Bëhen vrasje në Tiranë dhe autorët ikin atje

Ku fshihen dhe strehohen autorët që kryejnë atentate kriminale apo dhe përfshihen në ngjarje të tjera të rënda si grabitje dhe kërcënime?

Në tërësi, ngjarjet e bujshme kriminale në vend, veçanërisht në Tiranë, nuk janë zbardhur, duke mbetur edhe pa autor. Pas çdo krimi, vrasësit nuk lënë gjurmë dhe largohen në drejtim të paditur.

Gazetari Ferdinand Dervishi thotë se në Krujë ndodhet një fshat, të cilin ai e ka vizituar edhe vetë, ku 70% e banorëve janë arrestuar të paktën një herë për drogë, dhe ku shumica e ngjarjeve të rënda që ndodhin në Tiranë, autorët ikin drejt asaj zone.

“Kam qenë vetë në atje në një fshat në Krujë, ku 70% e fshatit ishin të paktën një herë të arrestuar për kultivim droge. Di që vërtet ka shumë, ndodhin gjëra në Tiranë, ikën në atë drejtim, bëhen vrasje në Tiranë, iket sërish në atë drejtim. Ka një kapje të strukturave të shtetit”.

Ferdinand Dervishi kishte rezerva edhe për ndryshimet që firmosi Gledis Nano në Policinë e Shtetit.

“Gledis Nano sa erdhi, bëri rokadë në drejtoritë e policive. Për mendimin tim bëhen dy lloj lëvizjesh, kush e ka mendjen për punë dhe kush e ka për lëvizje propagandistike, dhe kjo është propagandistike. Mua përvoja më ka treguar se nga krimi nuk tremben ata që janë burra të vërtetë në jetë, që janë kryesisht nga veriu apo që kanë nja 50 nipa pas. Edhe Nano këtë duhet të bënte, të merrte thikën e kirurgut dhe të bënte ndarjen, kush është i fortë dhe që nuk i trembet krimit, që ta çonte në Elbasan, psh. Këtë s’e bëri dhe tani jemi në momentin ku 6 persona i futen tjetrit në shtëpi”, tha Dervishi në Real Story.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular