Policia ka vënë në pranga një 33 vjeçar, pasi ka dhunuar barbarisht gruan e tij. Për t’i shpëtuar dhunës, gruaja është hedhur nga kati i dytë i banesës, duke pësuar lëndime.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës“, njofton policia
Aktualisht e plagosura ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve