Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka publikuar foton e një kabine elektrike e cila është e rrethuar nga droga
Gjatë fjalës së tij në Parlament, Mziu tha se ky është një bashkpunim i shkëlqyer i OSHEE me qeverinë në korrupsion dhe blerje votash, por dhe në bashkëpunimin i OSHEE dhe Ujësjellësit me hashashin, dhe kultivimin e tij.
Postimi i plotë
Gabinën elektrike e ka “zënë hashashi”, i mbjellur tek Gabina e OSHEE dhe e vaditur nga ujësjellësi!
Bashkëpunimi i shkëlqyer OSHEE & Qeveri në korrupsion! Bashkëpunim i shkëlqyer OSHEE & Hashash & Qeveri & Ujësjellës, në kultivimin e Canabis sativa !
Sot në seancë parlamentare midis të tjerave u fol për korrupsionin në OSHEE, për të punësuarit e saj patronazhist, por dhe për gjëndjen e vështirë të infrastrukturës energjetike në këtë qark, ku rilindja nuk ka bërë asnjë investim në këto 8 vite!
Midis shumë fotove denoncuese të infrastrukturës energjetike, u bë dhe një foto e një gabine elektrike në kushte skandaloze dhe rrezik për qytetarët se mos i zinte korenti! Por në këtë foto 👇 tregohet qartë që është rrethuar nga hashashi në kulmin e prodhimit të tij.
Dhe unë i kërkova mazhorancës të ndërhyjë sa më shpejt se “Gabinën Elektrike” e ka “zënë hashashi”! Ky është një bashkpunim i shkëlqyer i OSHEE me qeverinë në korrupsion dhe blerje votash, por dhe në bashkëpunimin i OSHEE dhe Ujësjellësit me hashashin, dhe kultivimin e tij!