BallinaKronikePërdhunimi i nxënëses nga shokët dhe roja i shkollës, gjykata jep dënimin...

Përdhunimi i nxënëses nga shokët dhe roja i shkollës, gjykata jep dënimin për 4 të akuzuarit

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 12 vite burg të rojes së shkollës 9-vjeçare në Babrru, Abaz Doga të akuzuar se abuzoi seksualisht me një nxënëse 15-vjeçare.

Doga u shpall fajtor për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” dhe me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul nga 18 në 12 vite burg. Po ashtu është lënë në fuqi vendimi për dënimin me 7 vite e 4 muaj burg për Klajdi Pocin, ndërsa dy të miturit e marrë të pandehur për këtë dosje janë dënuar me 3 dhe 3.4 vite burg

Prej kohësh, e mitura e mbante sekret përdhunimin dhe shantazhin derisa vendosi të bëjë kallëzim, teksa Policia arrestoi Abaz Dogën, por duke zbuluar më pas edhe 3 të rinjtë bashkëpunëtorë.

Referuar materialit hetimor nga ana e Prokurorisë, mësohet se Abaz Doga abuzonte me të miturën që kur ishte rojë shkolle, aty ku studionte edhe vajza e më pas e përndiqte, e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar duke i regjistruar edhe video intime për shantazh.

NJOFTIMI 

Siç  është  raportuar edhe në media të ndryshme, ngjarja e ndodhur në  datën 29.05.2020 në Kamëz Tiranë, mbi kallëzimin e bërë nga shtetësja e mitur me iniciale S.TH, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale  të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç“,  shtetasi me iniciale A.B roje shkolle, shtetasi me iniciale K.P,  si dhe të miturit në konflikt me ligjin R.O dhe F.B. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur  me çështjen penale me të pandehur  A.B, K.P, F.B dhe R.O , të akuzuar për kryerjen e veprës penale  të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç“ , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë  me vendimin nr. 31  datë 13.01.2021 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit  A.B, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç“ , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim

-Deklarimin fajtor  të të pandehurit  K.P, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç“, e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 7 (shtatë) vjet burgim..

-Deklarimin fajtor të të pandehurit  R.O, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç“,, , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit  F.B, për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç“,, , e parashikuar nga neni 101/2 i K.Penal dhe dënimin me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri  me iniciale A.B, ku avokati i tij kërkoi  ndryshimin e vendimit  penal duke i caktuar të pandehurit një masë dënimi më të butë.

–  Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi  me iniciale F.B, ku avokati i tij kërkoi  ndryshimin e vendimit  penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.

– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri  me iniciale K.P, ku avkati i tij kërkoi  ndryshimin e vendimit  penal  duke u aplikuar nenin 59 K.P.

– Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasi  me iniciale R.O, ku avokati i tij kërkoi  ndryshimin e vendimit  penal duke u aplikuar nenin 59 K.P.

— Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga viktima e veprës penale  me iniciale S.Th, ku avokatia e saj kërkoi  ndryshimin e vendimit  penal duke caktuar një masë dënimi më të lartë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular