Gazetarja Etleva Delia ka dhënë detaje lidhur me jetën e Ruzhdi Hoxhës si cili u vra me armë zjarri dhe u hodh në një greminë në Dajt nga miku i tij, Fredi Rrushi.
Në bazë të dëshmisë së djalit të Ruzhdi Hoxhës, Delia ka thënë se viktima së bashku me një shok të tij do të paguheshin 200 mijë euro nëse do të digjnin makinat e kompanisë “Salillari”.
Sipas gazetares, më 7 tetor Ruzhdi Hoxha dhe një shoku i tij kanë tentuar vinin planin në zbatim, por kanë dështuar.
“Dy djemtë kanë thënë se kanë pasur raporte miqësore dhe djali i madh ka thënë që është parë me mikun e tij këtë ka thënë dhe djali tjetër që në fakt ka dorëzuar në polici dhe pamjet kamerave të sigurisë të një parkingu në hyrje të liqenit. Gjë e cila ka dhënë disa detaje më shumë në lidhje me automjetet e kompanisë “Salillar”. Djali thotë se babai i tij bashkë me një person tjetër që ai i thotë dhe emrin kishin marrë si garanci 200 mijë euro nëse do të digjnin makinat e kompanisë “Salillari”. Djali ka dhënë vetëm emrat e dy personave, njëri që do të bashkëpunonte me babain e tij dhe njëri që ka dijeni për këtë çështje. Më datë më 7 tetor kanë shkuar në Marikaj për të realizuar këtë plan për të djegur makinat, por për rrethanat që ai nuk e di nuk është realizuar dhe janë kthyer mbrapsh. Nëse paratë janë paguar apo do jepeshin më vonë, nuk e dimë këtë,”-tha Delia.