4200 firmat e mbledhura nga Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, janë dorëzuar këtë mbrëmje në selinë blu
Flamur Noka, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Indrit Hoxha dhe të tjerë kanë shkuar mbrëmjen e sotme në selinë e PD për të dorëzuar 4200 firmat e mbledhura, ndërsa vetë ish-kryeministri nuk u shfaq në ambientet e selisë ku është shpallur “non grata
Më herët, ish-kryeministri deklaroi se firmat do t’i dorëzohen kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka. Kuvendi është vendosur më 11 dhjetor, ndonëse lideri i PD-së Lulzim Basha nuk e ka pranuar dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë Kuvend anti-amerikan
Në një reagim për mediat, Edi Paloka deklaroi se emrat e firmëtarëve do mbahen sekret, ndërsa shtoi se vetë nuk ka firmosur.
“Po zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve të Kuvendit, për të mbledhur Kuvendit. Firmat janë depozituar në zyrën time bashkë me formularët. Nuk ka asnjë institucion që të bëjë verifikimin e këtyre formularëve përveç vetë kuvendit të PD-së. Do ngrihet një komision për t’i verifikuar. Anëtarët që kanë firmosuar kanë kërkuar që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre. Prandaj formularët do qëndrojnë të mbyllur për t’u hapur ditën e Kuvendit. Unë nuk e kam firmosur formularin, por jam i detyruar të zbatoj kërkesën”
Këtë të martë ambasadorja Yuri Kim deklaroi se SHBA nuk do të bashkëpunojë me një të shpallur “non grata”, por vetëm pak orë më vonë, Sali Berisha deklaroi se do të rikthehet si kryeministër i Shqipërisë