BallinaKronike"Jam përdhunuar dhe...."/ Zbulohet dëshmia e shqiptares që qëlloi me armë grekun:...

“Jam përdhunuar dhe….”/ Zbulohet dëshmia e shqiptares që qëlloi me armë grekun: Pse po më quajnë të sëmurë mendore

Klodiana Çela, shqiptarja që tronditi Greqinë, pasi qëlloi me armë ish-partnerin e saj, pas problemeve për kujdestarinë e vajzës, ka refuzuar t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ajo qëlloi me armë, ish-partnerin e saj, një mjek grek 68-vjeçar, ndërsa ngjarja e rëndë u regjistrua në Chalandri në Greqi, para syve të vajzës 13-vjeçare.

Mediet greke kanë publikuar fjalët e Klodiana Çcelës nga qelia.

“E vërteta është një. Unë mbrojta jetën e fëmijës tim. Ai tha se do të qëllojë vajzën time dhe se fajin do ma linte mua. Vajza ime vrapoi në rrugë. Është e leverdisshme për të, që të më  quajnë të sëmurë mendore. A e dini pse; Për të mos dëgjuar të vërtetën. Sepse e burgosur, unë i kam të gjitha të drejtat e mia ligjore dhe njerëzore. Ndërsa nëse do të shkoja  në një spital psikiatrik nuk do t’i kisha”, pretendon artistja 49-vjeçare sipas reportazhit të transmetuar në televizionin ALPHA.

Çela këmbëngul se ajo mori armën për të mbrojtur të bijën  13-vjeçare, por nga ana tjetër, vajza ka mohuar dëshminë e nënës.

Pak orë më parë, shqiptarja kishte pohuar se “Nuk jam e pandershme,  që shkova me një të  martuar. Unë jam viktimë e përdhunimit”.

 “Kurrë nuk doja që fëmija im ta dinte se ishte rezultat i përdhunimit. Arsyeja pse burri im i ligjshëm nuk më divorcoi kur i thashë se isha shtatzënë, ishte sepse unë ngela shtatzëne nga një përdhunim dhe jo se e tradhtova. Burri im nuk më divorcoi, sepse nuk e tradhtova. Unë u përdhunova”, ka deklaruar ajo./

"Jam përdhunuar dhe...."/ Zbulohet dëshmia e shqiptares"Jam përdhunuar dhe...."/ Zbulohet dëshmia e shqiptares

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular