Ka folur për mediat ditën e sotme i ati i 28-vjeçarit Sherif Mukaj nga fshati Starje i Kolonjës pas zhdukjes së të birit.
Ai është shprehur se kontakti i fundit me të ka qenë në datë 1 nëntor, teksa ka një kërkesë për Prokurorinë.
Bababi i 28-vjeçari i ka kërkuar prokurorisë të hap telefonin e gjetur të të birit, duke shpresuar se aty mund të gjendet ndonjë e dhënë për identifikimin e vendndodhjes së tij.
“ Kontakti i fundit ka qenë më 1 nëntor. Më datë 5 e kam marrë, i ka fajtur zilja nuk e hapi telefonin. Unë dua të marr vesh se çfarë ka ndodhur. Kur kam folur me të, nuk më ka treguar të ketë patur ndonjë shqetësim, nuk kishte as probleme me paratë, ishte djalë i rregullt. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk po marrim vesh gjë. Punonte ku të gjente punë. Me datë 9 bëmë denoncimin pasi erdha direkt nga Amerika. Në makinë kishte lënë të gjitha dokumentet dhe telefonin. Nuk e di si ka ndodhur kjo gjë, nuk ka qenë problematik, ishte i qetë, i urtë. Kemi pyetur edhe shokët e tij, na thanë kemi pirë kafe dhe ka ikur në shtëpi, kaq as ata nuk dinë më shumë. I bëj thirrje Policisë të hapë sa më shpejt telefonin, të marrim vesh se çfarë ka ndodhur.”- ka thënë ai.
Kujtojmë se ditën e sotme është bërë publik lajmi se prej 1 nëntorit një 28-vjeçar nga Erseka është zhdukur./