BallinaKronikeSkandal me gardianët e burgjeve! U zbuluan 153 të dënuar, shumica janë...

Skandal me gardianët e burgjeve! U zbuluan 153 të dënuar, shumica janë ende në detyrë

Ndaj edhe nisi pastrimin e gardianëve të qelive. Por një hetim i Shërbimit të kontrollit të brendshëm të Burgjeve zbuloi se 33 prej tyre nuk u larguan për asnjë moment nga detyra, ndërsa 44 të tjerë nuk u shkarkuan , por u liruan në mënyrë të tillë që ata të përfitonin nga sigurimet shoqërore.

Hetimi i kësaj strukture në varësi të ministrisë së drejtësisë ka nxjerrë në dritë të dhëna skandaloze të të dënuarve të formës së prerë që u pranuan si oficerë në shërbimin policor , por edhe faktin se 33 prej tyre mbas këtij kontrolli vijuan të qetë detyrën. Ata janë identifikuar si policë në Drenovë, Peqin Krujë dhe Lezhë.

ShKBB i thotë TCH jo zyrtarisht se në dy raste oficerët e policisë u larguan nga detyra mbasi emrat e tyre rezultonin të dënuar të formës së prerë , megjithatë mbas dy muajsh u ripranuan sërish duke u paguar me shpërblim të menjëhershëm në masën e dy pagave.

Në raste SHKBB ka zbuluar se titullarët e burgjeve nuk firmosën përjashtimin për dy policë që gjithashtu ishin të dënuar të formës së prerë në momentin e pranimit si oficerë dhe se ata u mbajtën në detyrë deri sa dolën në pension duke përfituar nga pensioni suplementar.
Shkresat e shumta të sekuestruara tregojnë me detaje abuzimin që aktualisht është nën hetim nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Dëmi i shkaktuar shtetit përveç filtrave të sigurisë të policëve që duhet të shërbejnë në burgje, llogaritet të jetë sipas SHKBB në vlerën e 73 milionë lekëve.

Verifikimi i gjendjes gjyqësore të policisë së burgjeve nisi në vitin 2017 dhe u mbyll në 2018. Mbas zbulimit u ngrit një komision aktualisht nën hetim, që duhet të komunikonte policëve për vendimet gjyqësore , por teksa disa prej tyre qëndruan në detyrë, edhe për ata që u shkarkuan u përdor protokoll ekstra duke u liruar me pagesë kalimtare./TopChannel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular