BallinaKryesoreVIDEO/ Do godiste penalltinë, shihni provokimin e portierit të Lacios ndaj Bonuçit

VIDEO/ Do godiste penalltinë, shihni provokimin e portierit të Lacios ndaj Bonuçit

Juventusi fitoi 0-2 në transfertë ndaj Lacios me dy penallti të shënuara nga mbrojtësi Leonardo Bonuçi. Përtej golave të shënuar ajo që ra në sy ishte reagimi portierit të lacialëve Reina.

Spanjolli shkaktoi penalltinë e dytë pas një ndërhyrjeje naive ndaj Kiezës. Në momentin që Bonuçi do godiste penalltinë, gardiani u përpoq ta shpërqendronte. “Qëllo në qendër”, i tha portieri Bonuçit. Gjithsesi kjo tentativë nuk vlejti sepse mbrojtësi juventin shquhet për goditjet e penalltive.

Me këtë fitore Juventusi barazoi Lacion me 21 pikë.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular