BallinaKryesore“Kim të mos sillet si guvernatore” /Berisha nga Burreli: Sa të jetë...

“Kim të mos sillet si guvernatore” /Berisha nga Burreli: Sa të jetë Blinken nuk shkel në SHBA, por..

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në ‘Foltoren’ e Burrelit, deklaroi se ambasadorja Yuri Kim duhet të mos sillet si guvernatore.

Sali Berisha akuzoi sërish ambasasdoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim se po shkel Konventat ndërkombëtare me sjelljen e saj si guvernatore në Shqipëri

“Ambasadorja Yuri Kim do të bënte mirë të konsideronte në mënyrën më serioze konventat ndërkombëtare dhe rregullat e një vendi. Të mos shfrytëzojë krimet dhe mëkatet e narkosve shqiptarë për të bërë guvernatoren, në një vend, që ka 108 vite i pavarur”, tha ai.

Berisha e ndali “Foltoren” e tij në qytetin e Burrellit. Para mbështetësve këtu përsëriti se shpallja “non grata” nga SHBA është e pabazuar.

“Kjo sepse nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur non grata dhe që nuk ka në jetën e vet qoftë një akuzë më të vogël, apo proces gjyqësor. Nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur non grata, tetë vjet pasi është larguar nga çdo lloj funksioni politik që mbante”, u shpreh ai.

Ai është i bindur se pas këtij vendimi qëndron Rama dhe Soros.

“E gjitha është vepër korruptive e mafies që bashkëpunon mes Ramës dhe Soros. Ndaj unë, pa lëkundur besimin tek SHBA, po bëj betejën time. Sa të jetë në atë post sekretari Blinken, unë nuk do shkel në atë vend. Por, koha ndryshon. Por, shumë shtete të Europës nuk besojnë atë vendim, e quajnë të padrejtë. Ata nuk besojnë se dosja e Sali Berishës ka fakte a dokumente. Ky akt kishte qëllim shkatërrimin e opozitës shqiptare për llogari të Ramës, sepse Edi Rama është bir shpirtëror i Soros, për të cilin kam kërkuar të shpallet non grata e kur PD të fitojë, Soros do shpallet non grata”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular