BallinaKronikeProkurorë nga Bullgaria marrin ADN e familjeve të viktimave të aksidentit

Prokurorë nga Bullgaria marrin ADN e familjeve të viktimave të aksidentit

Një ekip prej gjashtë hetuesish bullgarë dhe tre prokurorë do të punojnë në procedurën parahetimore të aksidentit që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 45 persona.

Këtë për “24 çasa” e tha zëdhënësja e prokurorit publik, Sijka Mileva.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar juridik, janë theksuar edhe afatet më të shkurta për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme. Në këtë drejtim, prokuroi kryesor i Bullgarisë, Ivan Geshev në Shkup do të dërgojë prokurorë dhe hetues të cilët do të dërgojnë kërkesën për ndihmë juridike në PTHP Maqedoni. Duke marrë parasysh shpejtësinë dhe efikasitetin, ekipi personalisht do t’i merr dokumentet e nevojshme”, shtoi Mileva.

Ajo shtoi se për të identifikuar viktimat, ekipi bullgar do të merr edhe ADN profile nga familjarët e viktimave dhe do t’i krahasojë me profilet ADN të viktimave me çka do të shpejtohet identifikimi

Prokurori kryesi bullgar, Ivan Geshev është në komunikim të vazhdueshëm me prokurorin kryesor në RMV-, Ljubomir Joveski.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular