BallinaKryesoreBujar Leskaj sfidon Braçen: Jemi dakord me propozimet tuaja, ju ftoj të...

Bujar Leskaj sfidon Braçen: Jemi dakord me propozimet tuaja, ju ftoj të mos e votoni këtë paketë fiskale

Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj, ka mbështetur propozimet e deputetit socialist Erion Braçe dhe e sfidoi atë që mos ta votojë këtë paketë fiskale e propozuar nga qeveria socialiste. Diskutimi ka ardhur pas amendamenteve të propozuar nga Braçe, teksa Leskaj është shprehur se mazhoranca nuk e mbështet duke i propozuar kështu që të mos votonte paketën fiskale. Braçe ka prezantuar 10 amendamente në seancën plenare, taksë për vajin e palmës dhe një sërë kërkesash tjera pasi sipas tij skema 20 me 20 që u miratua në 2014 nuk po zbatohet më në sektorin e bujqësisë, gjë e cila ka shkaktuar mjaft probleme dhe dëme ekonomike.

Replika e z.Bujar Leskaj

Një replikë miqësore me ish-kryetarin simpatik të i të Ekonomisë, ish-zëvendës kryeministrin jo simpatik të sektit Rama, zotin Erion Braçe. I dëgjuam me vëmendje, ne i kemi mbështetur dhe do ju mbështesim propozimet tuaja edhe në parim. Sa herë të keni propozime konstruktive do ju mbështesim se ju i tillë jeni. Ju jeni i ndërgjegjshëm se në këto propozime tuaja mazhoranca nuk ju mbështet dhe këto vendime merren nga kjo qeveri. ne dhe ju thjeshtë kalojmë dhe plotësojmë butaforinë. Por meqë ty nuk ti mbështet grupi juaj, ju ftoj juve Erion të mos e votoni këtë paketë fiskale. kjo do jetë dëshmia e atyre fjalëve dhe mendimeve konstruktive që ju keni.’- tha Leskaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular