BallinaAktualitetProtesta kundër Vuçiç/ Në terren forcat Shqiponja dhe të FNSH-së, policia ndryshon...

Protesta kundër Vuçiç/ Në terren forcat Shqiponja dhe të FNSH-së, policia ndryshon skemën, zbulohet se…

Megjithëse është paralajmëruar prej dy ditësh, Policia e Tiranës e ka konsideruar protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha si tubim të paligjshëm, nisur dhe nga udhëzimet e komitetit teknik të ekspertëve.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se për këtë arsye policia nuk ka dhënë leje, por megjithatë ka marrë masat për sigurinë.

“Në terren do të jenë rreth 600 forca policore, të cilat do të jenë të angazhuara kryesisht në ruajtje të institucioneve, kryesisht kryeministrisë. Të pozicionuara dhe në gatishmëri do të jenë dhe autobotet e ujit, po kështu dhe forcat Shqiponja dhe disa njësi të FNSH e forcave zjarrfikëse.
Në ndryshim nga tubimet e tjera, do të ketë më pak prezencë policore të shfaqur, pasi forcat e policisë do të qëndrojnë brenda institucioneve. Nga informacionet që policia ka mbledhur, nuk pritet të ketë incidente”, raportoi gazetarja Bezat.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular