BallinaKronikeShpërthim tritoli në Tiranë, dëmtohen dy automjete. Ja informacionet paraprake

Shpërthim tritoli në Tiranë, dëmtohen dy automjete. Ja informacionet paraprake

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 19:45 në rrethrrotullimin e Saukut.

Sipas njoftimit të fundit të policisë bëhet e ditur se një lëndë plasëse e vendosur mes dy mjeteve ka shpërthyer duke dëmtuar dy xhamat e parë të dy automjeteve që ndodheshin të parkuara.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular