BallinaShendetSi të mbroni lëkurën nga i ftohti?

Si të mbroni lëkurën nga i ftohti?

Ftohtë, shi dhe erë, rënie drastike e temperaturave, madje edhe dëborë: është moti tipik i dimrit, i cili ndikon në fizik, në veçanti në lëkurë.

Për këtë arsye, dr. Maria Grazia Caputo, mjeke estetiste lajmëron: “Temperaturat e ulëta mund të provokojnë skuqje, couperose dhe dehidratim të lëkurës. Për këtë arsye është e nevojshme të hidratoni lëkurën për ta mbrojtur dhe për të shmangur shfaqjen e patologjive të ndryshme…

Pesë këshilla kundër të ftohtit

1. Lani fytyrën me produkte pa shkumë, pasi e mbron lëkurën dhe nuk e than atë.

2. Hidratojeni mirë lëkurën me produkte zbutës. Në veçanti për femrat këshillohet, sipas llojit të lëkurës dhe nëse është shumë e thatë, përdorimi i një kremi të lëngshëm.

3. Pjesa e trupit që është më shumë e ekspozuar ndaj motit të ftohtë janë buzët. Ndaj përdorni një buzëkuq shumë kremoz. Në treg ka shumë produkte që përmbajnë substanca hidratuese, të cilat mund të pakësojnë dehidratimin.

4. Edhe flokët janë të rrezikuar, ndaj sugjerohet të përdorni një shampo jo agresive, si dhe një balsam apo krem hidratues specifik për flokët tuaj

5. Për të mbrojtur lëkurën nga temperaturat e ftohta janë të këshilluara trajtimet hidratuese si dhe maskat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular