Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e dy personave në Fushë-Krujë.
Gazetarja Klodiana Lala, bën me dije për “BalkanWeb”, se të plagosur kanë mbetur Gentian Bejtja, mik i afërt me Enver Stafukën. Ndërsa personi tjetër i lënduar është Kloidian Stafuka.
Sipas gazetares, dy personat kanë qenë duke udhëtuar me makinë, pranë shkollës së fshatit Larushk, ku janë qëlluar. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.