BallinaAktualitetEMRAT/Braho: Përveç Alibeajt, ja kush ishte në listë për t’u vrarë në...

EMRAT/Braho: Përveç Alibeajt, ja kush ishte në listë për t’u vrarë në PD. Nga 4 ne liste jep dy emra te tjere..

sh-deputeti Spartak Braho nuk është distancuar nga deklarata se gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha do të vritej deputeti Enkelejd Alibeaj.

Madje, ai shkon më tej duke shtuar se në listë ishin edhe katër persona të tjerë mes të cilëve Gazment Bardhi Ervin Salianji

“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë”, tha Braho në Report Tv.

“Ajo protestë në strategjinë e Berishës duhej mbyllur me patjetër një apo dy viktima. Mjetet që u përdoren, koka e dashit, ishte tmerr, hunët, janë fiset gote që u sulën të organizuar kundër një kryqëzate në lindjen e mesme për të shpërndarë kristianzimin. Shkallë hunë, çekiçë, varre, mjete që krijojnë viktima e dhunë. Vajzat deputete atje të trembura në maksimum që qanin dhe ulërinin”, u shpreh Braho.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular