BallinaKryesoreVIDEO/Ori Nebiaj tregon zyrat e shkatërruara në selinë blu: Ditë fatkeqe për...

VIDEO/Ori Nebiaj tregon zyrat e shkatërruara në selinë blu: Ditë fatkeqe për demokratët, askush nuk mund ta pranojë dhunën

Protesta e ish-kryeministrit Sali Berisha është zhvilluar në një kohë kur brenda selisë blu kanë qenë

Basha, anëtarë por dhe funksionarë të tjerë të kësaj partie. Një ndër tyre ka qenë dhe gazetarja Ori Nebiaj, e cila në cilësinë e anëtares së Kryesisë së Partisë Demokratike ka treguar se si e ka përjetuar këtë situatë.

Teksa Ori shprehet se e gjithë ajo që ndodhi nuk ishte gjëja e duhur, sipas saj demokratët duhet të reflektojnë dhe të lënë mënjan gjuhen e urrejtjes.

Unë jam Ori Nebijaj, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe një demokrate që si shumëkush tjetër e vuajti shumë atë që ndodhi me 8 janar. Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që duhet ti bëjë të reflektojnë thellë se gjuha e urrejtjes qe mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre, janë gati të sakrifikojne jetet e demokratëve pa as edhe një lloj skrupulli. Asnjë demokrat, asnje shqiptar, asnje i ri nuk mund të pranojë dhunën, asnjë formë të dhunës. Urrejtja mbjell dhunë, dhuna nuk na con askund.”- thotë Ori Nebiaj./Gazeta Shqip

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular