BallinaKryesorePD nxjerr pamje dhe emra: Banda kriminale e Berishës bëri gjithçka për...

PD nxjerr pamje dhe emra: Banda kriminale e Berishës bëri gjithçka për të goditur demokratët. Mbi rrënojat e së shkuarës do ngremë PD moderne dhe europiane

Përmes një postimi në facebook, PD i është rikthyer protestës së 8 janarit ndërsa nxjerr pamjet, e shprehet se banda kriminale e Berishës bëri gjithçka për të goditur demokratë

“Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan.

Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik.

Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar.” thuhet në postim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular