BallinaKryesoreZBARDHET UDHËZIMI/ Nis puna për abetaren e përbashkët me Kosovën! Si do...

ZBARDHET UDHËZIMI/ Nis puna për abetaren e përbashkët me Kosovën! Si do të organizohet konkursi për tekstin e vetëm

ëmijët që prekin për herë të parë bankat e shkollës në vitin 2022-2023 do të mësojnë me një tekst të vetëm.

Por shtëpitë botuese që do të punojnë për ta hartuar atë do të jenë dy, në Shqipëri e Kosovë. Kjo përcaktohet në udhëzuesin e hartuar me procedurat e organizimit të konkursit për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, firmosur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi

PROCEDURA

Hartimi dhe botimi i tekstit të abetares së re që do të vlejë për 7-vjeçarët në Shqipëri e Kosovë do të bëhet përjashtimisht nga procedura e ndjekur për tekstet e tjera. Një komision i posaçëm do të ngrihet për të vlerësuar ofertat më të mira, që duhet të vijnë jo nga një shtëpi botuese, por dy të tilla partnere, në Shqipëri e Kosovë. “Shtëpitë botuese fituese, partnere nga të dyja vendet, janë përgjegjëse për sigurimin e tekstit ‘Abetare’ për vitin shkollor 2022-2023 e në vijim”, citohet në udhëzimin e firmosur në 24 dhjetor të 2021-shit, ndërsa ankesat bëhen pranë komisionit përkatës të të dyja shteteve. Ky i fundit, veç të tjerash, do të hartojë një rregullore të posaçme ku përcaktohen detajet e përzgjedhjes së tekstit fitues, nga kriteret për të marrë pjesë në garë e deri te mënyra se si do të bëhet vlerësimi i dorëshkrimeve të “Abetares”.

Si rregull, teksti i unifikuar merr fillimisht “bekimin” e shumicës së votave të anëtarëve të komisionit të përbashkët dhe në fund atë të ministrave përkatës të Arsimit në Shqipëri e Kosovë. Procesi drejt tekstit unik do të marrë kohën e vet, duke qenë produkt i shumë takimeve e konsultimeve midis palëve. Barrën financiare për këtë do ta mbajë Ministria jonë e Arsimit, duke qenë edhe iniciatorja e këtij procesi. Një gjë e tillë bëhet e qartë edhe në udhëzim. “Shpenzimet për mbarëvajtjen e punës së anëtarëve përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në komisionin e përbashkët, përfshirë udhëtimin, akomodimin dhe dietat për realizimin e takimeve të përbashkëta, mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, sipas legjislacionit në fuqi”.

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 29 nëntor 2021, kreu i qeverisë, Edi Rama, dha lajmin e “ABC”-së së vetme që duhet dhe do ta mësojnë të vegjlit që jetojnë në trojet shqiptare, duke nisur nga viti i ardhshëm shkollor 2022-2023. Për ekspertët e arsimit, ai libër nuk do të jetë thjesht një tekst, por një monument kulture. Madje, kjo nismë do të hapë rrugën drejt pasjes së një teksti dixhital që sot është prirje e kohës dhe që do t’i shërbejë të mësuarit të gjuhës shqipe në distancë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular