BallinaKronikeVIDEO/Me kapuç në kokë, eksplozivin e ndezur në dorë. Ky është momenti...

VIDEO/Me kapuç në kokë, eksplozivin e ndezur në dorë. Ky është momenti kur i vendoset tritoli banesës së Armand Dukës

Ky është momenti kur një person i paidentifikuar edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë i afrohet banesës së kreut të FSHF, Armand Duka dhe vendos sasinë e tritolit.

Është ora 22:03, ku një person, shfaqet para banesës së Dukës dhe shikon zonën. Në një moment, ai nxjerr nga xhepi lëndën plasëse, e ndez, e vendos në portën hyrëse të shtëpisë së kreut të federatës dhe largohet me shpejtësi.

Vlen të përmendet se deri më tani, policia nuk ka asnjë të shoqëruar për këtë ngjarje. Efektivë të shumtë, janë duke ruajtur banesën e numrit 1 të federatës. Vetë Duka është shprehur për mediat se ka marrë kërcënime të shumta, madje dhe me jetë.

 

 

“Si e konsideroni ju këtë ngjarjen?

Duka: Këtë e e lidhin me konfliktin e federatës e kryetarin e Bashkisë, por unë uroj shumë mos ketë lidhje.

Ju keni marrë një kërcënim personal për jetën?

Duka: Po e kam marrë. Jo nuk e kam denoncuar. Por është pak me fjalë që… “Ti luan me dy standarde, ti kurvë luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o kurvë se betimi u bë i pakthyeshëm”. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vet ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është karikuar në një dyqan këtu në Durrës. Ka një emër dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncua se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndonjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjnë ndonjë gjë, autori bredh me kale”, u shpreh Duka në një prononcim për emisionin “Opinion”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments