BallinaAktualitet“Kallëzime penale për kryetarë bashkie”, Hoxha: Ja kush mund të jetë një...

“Kallëzime penale për kryetarë bashkie”, Hoxha: Ja kush mund të jetë një nga “shënjestrat” e Ramës

Akuzat e bëra së fundmi nga kryeministri Edi Rama në drejtim të SPAK tregojnë se qëndrimi i mbajtur deri më sot nga mazhoranca për Reformën në Drejtësi nuk ka qenë i sinqertë.”

Kështu është shprehur gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Abc Live me Sibora Bitrin.

Ndërsa solli në vëmendje se në këto tre vite jemi mësuar që SPAK të sulmohet nga opozita, Hoxha tha se Rama e tregoi vetë (pa dashje) se përse sot po e drejton gishtin nga SPAK-u.

“Reagimi i Ramës la të kuptohej që ka diçka që nuk shkon. Pse po hetoni vetëm në oborrin tonë? Përgjigja e Ramës pse po sulmohet SPAK pikërisht tani. Dvorani, rasti që u mor se është një gjyqtar që u mbështet nga ambasada amerikane.  Ajo që tha i dekonspiroi planin që kishte në kokë.”

Në fjalimin e tij në Asamblenë e PS-së, kreu i të majtëve tha se do të ketë edhe kryetarë bashkish që do të hetohen. Dhe, një prej tyre sipas Artan Hoxhës mund të jetë Dritan Leli.

“Mund të jetë Vlora. Leli ka refuzuar të dorëhiqet, mund të jetë objektiv i kryeministrit. E vetmja zgjedhje është një procedim…”

Vijon…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular