BallinaKryesoreAgron Kapllanaj i përgjigjet Berishës: Ke kaq muaj që nuk rresht së...

Agron Kapllanaj i përgjigjet Berishës: Ke kaq muaj që nuk rresht së gënjyeri dhe së përçari demokratët !

Nga Agron Kapllanaj

Ke kaq muaj që nuk rresht së gënjyeri dhe së përçari demokratët !
Dje e kishte radhën Fieri…
Sali Berisha në gënjeshtrën e radhës, të cilat ka kohë që ua servir demokratëve, së fundmi për të gënjyer, ka zgjedhur garën e stisur brenda PD-së për kryetar. Njeriu që për më shumë se 30 vjet nuk bëri kurrë garë dhe nuk njohu asnjëherë vlerën e votës brenda partisë, ka hyrë në një garë imagjinare ku konkuron me veten dhe fantazmat e atyre që ka përjashtuar ndër vite nga PD.
Sali Berisha dhe ata që e ndjekin verbërisht nga pas e dinë shumë mirë se kjo nuk është garë për të zgjedhur kryetarin e PD! Kjo e ashtuquajtur garë, është thjesht dhe vetëm vazhdimi i përpjekjeve për të mbajtur peng PD dhe një pjesë të demokratëve për shkak të shpalljes non grata nga SHBA.
Për këtë hall të vetin, unë nuk e ndihmoj dot Sali Berishën, as demokratët e Fierit nuk e ndihmojnë dot me ankesat që ka nisur në Departamentin e Shtetit, Sali Berisha!
E vetmja gjë që mund t’i këshillojmë e t’i kërkojmë është të ndalë përpjekjet për të përcarë demokratë, pavarësisht se dhe kaq sa ka bërë, u ka shkaktuar një dëm shumë të madh demokratëve. Sa për akuzat personale ndaj meje, se unë bashkëpunoj me Ramën, po ia përsëris dhe njëherë se balta që hedh kundër atyre që mendojnë ndryshe thjesht i bie atij në fytyrë. Në aq shumë biznese sa ç’është përfshirë familja e tij mirë është të shohë e të bëjë llogaritë e tyre më parë se të shpifë për të tjerët. Biznesni i familjes sime është i ndershëm dhe jam i hapur për çdo verifikim, i çdo lloji qoftë!Ti ke qenë një mashtues i mirë, e ke pasur talent, madje për gati 30 vjet edhe mua më ke bërë të besoj mashtrimet e tua, por kohët e fundit ke filluar të mashtrosh aq rëndomtë sa askush nuk të beson më e jo më të besojnë ata që kishe dje në atë sallë, të cilët më njohin shumë mirë dhe pjesa me e madhe e tyre janë miqtë e mi!
Je katandisur si mos më keq doktor, i bëre thirrje gjithë qarkut Fier për takim dhe me zor mblodhe 200 vetë në atë sallë ku pak nga pak edhe ata të braktisën gjatë fjalim-mashtrimit tënd!
Faleminderit SHBA që na bëre të njohim Sali Berishën e vërtetë! Doktor, ti kishe gjithë mundësitë ta mbyllje me nder dhe si burrë – shteti por Zoti nuk mund ta jepte këtë privilegj të pamerituar, ndaj dhe të bëri ta mbyllje ashtu siç e meriton, me TURP!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular