BallinaKryesore“Kujdes me holandezët, flini të qetë në Durrës”/ Tifozët e Lazios tallen...

“Kujdes me holandezët, flini të qetë në Durrës”/ Tifozët e Lazios tallen me “armiqtë” e Romës para finales

Roma dhe Feyenoordin do të përballen të mërkurën në “Air Albania”, për të ngritur trofeun e parë të Conference League

Në Tiranë priten të zbarkojnë mijëra tifozë italianë dhe holandezë, teksa ka paralajmërime dhe për trazira të mundshme, pasi marrëdhëniet mes dy tifozerive nuk janë aspak të mira. Vite më parë pati sherre dhe përplasje mes tyre, teksa ultrasit nga Roterdami e tepruan duke shkatërruar disa objekte arti historike të rëndësishme në kryeqytetin italian, aty ku nuk mungoi përpasja e dhunshme me policinë.

Pas shtatë vitesh do të takohen në Tiranë, tashmë në finalen e madhe të UECL. Një grup tifozësh të Lazios, rivali historik i verdhekuqve, kanë shpalosur një pankartë të madhe, aty ku thumbimi dhe ironia ndaj “armiqve” të përjetshëm nuk mungon.

“Me holandezët vërdallë është një ajër i ndotur. Më mirë të mos bësh të çmendurin. Rri i qetë dhe fli në Durrës”, shkruajnë ultrasit bardhekaltër, duke e lidhur gjithçka me problemet në të kaluarën mes tifozëve të Romës dhe Feyenoordit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular