BallinaKryesoreDramë për Granadën e Uzunit, humb penallti dhe bie nga kategoria

Dramë për Granadën e Uzunit, humb penallti dhe bie nga kategoria

Myrto Uzuni do të luajë në sezonin e ardhshëm në La Liga 2, pasi skuadra e tij, Granada, ka rënë sot nga kategoria pas një ndeshje dramatike ndaj Espanjolit.

Sot i duhej medoemos një fitore por nuk ia ka dalë, pasi barazimi 0-0 nuk i ka siguruar pikët e mjaftueshme për të mbijetuar, e kaluar nga Majorka dhe Kadiz.

Uzuni e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u aktivizuar në pjesën e dytë të sfidës ku skuadra e tij nuk po arrinte të gjente rrugën e rrjetës. Granadës iu dha mundësia që të gjente avantazhin me një penalti në minutën e 72-të, por Molina gaboi nga pika e bardhë dhe aty u duk sikur Granada u dorëzua pasi nuk kishte më forca të sulmonte.

Kështu, sfida u mbyll 0-0 dhe Granada mbeti në kuotën e 38 pikëve, e kaluar nga Kadiz e Majorka me 39, duke iu bashkuar kështu Levantes e Alavesh në La Liga 2.

 

 

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments